U pezullua nga detyra pasi refuzoi të zbatonte urdhrat, Vuçiç 'shpall hero' policin: Jemi krenar

Presidenti serb Vladimir Vuçiç ka telefonuar sot drejtuesit të policisë i cili u pezullua nga detyra pasi refuzoi të zbatonte urdhrat e qeverisë së Kosovës në lidhje me targat.

Mediat serbe raportojnë se Vuçic i shprehu Nenad Gjuriç, se është krenaria e Serbisë.

“Çdo serb i ndershëm krenohet me ju sot. Shteti i Serbisë është me ju, të jeni i sigurt se nuk jeni vetëm”, citohet të ketë thënë Vuçiç.