A do ta shmangë Sali Berishën nga fushata? Ja si përgjigjet kandidati në Primare, Ilir Alimehmeti

Kandidati në primaret e PD për Bashkinë Tiranë, Ilir Alimehmeti, u pyet në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv nëse do ta shmangë Sali Berishën nga fushata në Tiranë.

Pyetje nga Çim Peka: Thatë që e rëndësishme është modeli i fitores, vota përtej së djathtës. Vota përtej PD-së dhe vota gri. Për të marrë vota gri, ju duhet të shmangni Sali Berishën nga përfshirja në fushatën për Bashkinë e Tiranës. A do ta shmangni Sali Berishën për fushatën tuaj në Tiranë?

Ilir Alimehmeti: Keni bërë pyetje shumë të thjeshtë sepse i drejtohet personave më me eksperiencë në 30 e disa vite jetë politike dhe jetë garash. E drejtuar direkt kryetarit të Partisë Demokratike. Po ta keni parë, kemi një situatë sa herë ka qenë puna për zgjedhje vendore, gara politike për tek vendoret ka qenë gjithmonë më e detashuar drejt pushtetit qëndror. Kur e vë re një person që është aktivisht pranë PD-së, ju që jeni 30 vjet e keni të qartë që kjo ka ndodhur më parë dhe do ndodhë sërish. Këtë përgjigje besoj e keni marrë në 30 vite eksperiencë. Thjesht po e konstatoj në këtë moment.