'Vjen nga Partia 'Libra''/ Adriana Kalaja: Në 2016 s'kishte më PD. Basha e vuri në gjumë!

Adriana Kalaja, kandidate e primareve të PD për bashkinë e Tiranës e 'ngacmuar' nga gazetari Çim Peka, rrëfen rrugëtimin e saj nga Partia 'Libra' e Ben Blushit, te Partia Demokratike. 

Kalaja u shpreh se në vitin 2016 kishte parë që PD s'kishte më, nga mënyra si po sillej Lulzim Basha, i cili siç tha ajo, e kishte vënë partinë në gjumë. 

Partia Libra, shtoi ajo, ka patur në statut procesin e primareve. 

Çim Peka: Zonja Kalaja, thatë se Berisha e hap derën shumë dhe fal shumë. Si ndiheni që Berisha e ka hapur derën për të kandiduar si kandidate e të djathtës në Tiranë një kandidatje të një partie stinore të Ben Blushit siç ishit ju?
Adriana Kalaja
: Nëse lexoni me kujdes statutin e partisë Libra, ndryshe sa flitet në publik, kam dëshmitarë, ishim një grup intelektualësh që në 2016 donim të krijonim një aleancë parë dhe nga mënyra si po sillej Basha me PD-në. Në 2016 konstatova që s’kishte më PD, por një parti e fjetur e larguar nga të gjithë reformat. Ishte gati të largohej dhe nga Reforma në Drejtësi. Ishte Blushi që iu afrua këtij grupi, jam krenare për atë periudhë që punova. E vlerësoj lëvizjen e Berishës sepse shenjtëroi votën që është A-ja e demokracisë. Në regjistrin e partive politike tek Gjykata e Tiranëse nëse do shikoni statutin e Partisë Libra, kishim parashikuar në 2016 që zgjedhjet për pushtet lokal e qëndror do bëheshin përmes primareve. Beteja e parë që kam bërë duke u angazhuar politikisht.