Gert Bogdani: Nuk u largova nga politika. Kam punuar për Tiranën që nga 2019!

Gert Bogdani shprehet se dorëheqja nga Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD 3 vite më parë, nuk ishte largim nga politika. 

Çim Peka Live, Bogdani thotë se ka prej vitit 2019 që punon në terren për sfidën e bashkisë së Tiranës. 

Gert Bogdani: Nuk kam thënë lagohem nga politika, por largohem nga Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, për t'u përballur me sfidat e tjera. Tirana ishte një sfidë prej kohësh, pavarësisht se në 2019 bojkotuam, por kam qenë cep më cep të Tiranës që në atë kohë. Komunat rreth e rrotull Tiranës janë shumë, për të parë hallet, për të diskutuar zgjidhjet. Kam vazhduar të jem trajnues, lektor dhe konsulet për partitë e qendrës së djathtë.