'Dhëndri jonë'/ Belind Këlliçi: I nderuar që sulmohem nga Veliaj për këtë arsye

Mediat pranë Erion Veliajt e etiketojnë kandidatin e primareve të PD, Belind Këlliçi si dhëndrin e tyre. 

Por sa e pengon kjo fushatë negativiste Belind Këlliçin. 

Çim Peka Live, në Syri Tv ai foli për këtë fakt duke dhënë edhe një përgjigje për Veliajn: 

Belind Këlliçi: Në garën e brendshme ka 7 vjet kjo histori që më përmendet dhe kush më njeh e di pavarësinë time në vendimmarrje dhe e di sa ndikohem nga këto çështje. Në garën e madhe ndoshta. Por më jep një ndjenjë krenarie që makineria e baltës dhe propagandës së Erion Veliajt që është e pamëshirshme, artikulon faktin pse unë kam zgjedhur të dua i lirë atë që më do zemra. Nuk i bëj askujt biografinë para ndjenjës. PD pikërisht këtë bëri në 1990, luftë për të hequr luftën e klasave, për t'u dhënë pavarësi njerëzve, për t'i bërë të lirë. Unë nuk ndikohem fare nga marrëdhëniet personale në gjykimin tim politik dhe vendimmarrjen time politike. Nëse Veliaj më shigjeton për ktë arsye, nëse gjen ndonjë lidhje mes qasjes time publike, vendimmarrjes time politike për shkak të marrëdhënies time personale, jam i gatshëm të heq dorë nga gjithçka. I qëndroj me integritet të plotë bindjes time politike. Rrënjët e mia të djathta janë thellë në gjakun tim. E kam medalje nderi faktin që sulmohem për këtë arsye. Për arsye të tjera, korrupsion nuk dëgjoj, sulme të ndryshme nuk dëgjoj. Jam i përgatitur të dëgjoj për veten çudira. Por llogaritë i kam bërë fare thjeshtë, me veten time, me ndërgjegjen time. Një arsye madhore më ka futur në garë, çrrënjosjen e modelit të Veliajt që të bën edhe këto sulme, nga ky individ që pretendon se ka shitur fiq, ka kursyer 500 mln lekë nga pensioni i mamit për të bërë dasmën dhe ende do të jetë në kërkim të Griseldës në Kavajë.