Vajza e Steven Gerrard, bukuroshja që ra në dashuri me djalin e bosit të mafias

Ish-mesfushori legjendar i Liverpool dhe Anglisë, Steven Gerrard, është baba i një vajze 18-vjeçare që ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike.

Lilly-Ella quhet bukuroshja ishullore, e cila njihet si “influencer” por ka nisur të shoqërohet edhe me djalin e lordit të kartelit irlandez të drogës, Lee Byrne. Nga mediat britanike bëhet e ditur se çifti ka pushuar në Ibiza këtë verë me miqtë e tyre.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto nga arratisja e tyre. Javën e kaluar, pamjet e Steven Gerrard dhe Liam Byrne të ulur së bashku në një lokal në Ibiza shkaktuan bujë. Nuk dihet saktësisht se si janë takuar legjenda e futbollit anglez dhe kryemafiozi, por kot nuk thonë se çfarë ta bën fëmija s’ta bën as perëndia...