Çfarë mund të rregulloni në Tiranën e shkatërruar? Ja çfarë thonë Alimehmeti, Këlliçi, Bogdani dhe Kalaja

Flasin katër kandidatët e primareve të PD për Bashkinë Tiranë në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv.

Belind Këlliçi: Mund të rregullohet shumë. Së pari duhet një analizë çfarë ka ndodhur me Tiranën. Një ndër aktet e para që do të propozoj do jetë një rishikim i plotë dhe auditim i lejeve të ndërtimit, kryesisht atyre që janë në zonën muzeale të Tiranës. Mos harroni që keni patur 37 monumente kulture dhe vila tradicionale të Tiranës që janë shembur për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave. Dua të jap transparencë, mungon transparenca dhe projektet nuk konsultohen me komunitetin. Do duhet rishikuar plani i përgjithshëm vendor dhe plani i detajuar vendor, konsulta të plota me qytetin. Taksat duhen ulur, nga taksa e parkimit. Të gjesh vend parkimi është e vështirë. Nuk parkojnë dot banorët makinat e tyre, marrin hapësira me qira. Tirana duhet të ketë transparencë mbi një aferë shumë të madhe. Aferës së inceneratorëve do i shkoj deri në fund. Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për pastrimin e qytetit dhe për incenerimin e mbetjeve tek një incenerator që nuk ekziston. Me të dhënat që kam, Tirana ka paguar mbi 42 mln euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Paguhen shifra marramendëse dhe qyteti është i pisët. Subvencione për çiftet e reja që të rinjtë të kenë mundësi të krijojnë familjen e tyre këtu.

 

Gerti Bogdani: Sipas meje është shkatërruar por ka ende shpresë Tirana, nuk është përtej pikës së moskthimit. E domosdoshme ndryshimi në drejtimin e Tiranës vitin tjetër. Ajo pak gjë që ka mbetur, nga trashëgimia, identiteti, problematika të jetës së përgjithshme kanë ende shpresë për tu rregulluar. Duhet një hartë ku bëhet fjalë për trashëgiminë, identitetin dhe shërbimet. Zonat e Tiranës nuk kanë shërbime, infrastrukturën e poshtme. Përmbyet me pak minuta shi. Ka zona si Unaza e Re, 100 mijë banorë nuk kanë as shkollë dhe as çerdhe. Janë lënë në harresë e mëshirë të fatit. Trafiku e transporti publik. Zgjidhja e transportit publik është një hap për të zgjidhur trafikun në qytetin e Tiranës. Transporti Publik me cilësi e eficensë që përdret në masë bën që qytetarët të përdorin më pak makinat. Ofrimi i transportit falas për shkollat fillore. Lehtëson prindërit dhe trafikun. Të bëj që të rinjtë të mos largohen nga Tirana. Do bëja rishikim total të taksave, për çdo person që hapet nga një person në 30 vjeç.

Ilir Alimehmeti: Shumë gjëra mund të rregullohen. Dias kanë nevojë për afat të shkurtër e disa afatmesëm e disa duan kohë. Duhet të bëjmë premtime reale. Ajo që më vret si qytetar, sa herë flitet për Tiranën, urbanistika në disvafor të njerëzve. S'ka njësi funksionale por gjëra më vete, mund ti quajmë kulla. Jeta e një familje ka të bëjë me një banesë, një punësim, dhe një rekreacion, një argëtim. Po ti përmbledhim, këto përbëjnë jetesën e shëndetshme. Çdo aspekt i kësaj sot është i dëmtuar. Parkingu problem, duhet parë nga përqindja. Kemi 10500 vetë për kilometër katror. Kemi mungesë riciklimi. Duhet ndershmëri dhe të auditohet çdo veprim përmes institucioneve përkatëse që do ftohen të bëjnë hetimet e tyre.

Adriana Kalaja: Do propozoja shfuqizimin e dy VKM-ve. 2017 dhe 2018 që lidhen me zonën historike të Tiranës. Janë VKM antikushtetuese. Me porosi dhe urdhëra të mafies së ndërtimit kanë ngushtuar qendrën historike të Tiranës duke i hapur vend ndërtimit të kullave. Jemi dëshmitar të gjithë se çfarë bëhet me të gjithë objektet që janë vepra të monumenteve të kulturës. Tirana shpëtohet me tritol. Kjo nënkupton se çdo kullë pas një auditimi të bërë në bashkinë nëse unë do ta kem fatin ta drejtoj, që rezulon se është ndërtuar mbi një vepër të trashëgimisë kulturore, jo vetëm që do i vihet tritoli, jo vetëm që do bëhet vepra si ka qenë, do veprohet me përgjegjësi penale. Të gjithë përgjegjësit, nga Veliaj dhe oligarkët që kanë bërë një gjë të tillë dhe zyrtarët e bashkisë të shkojnë para drejtësisë.