PAMJE TË RËNDA/ Makina shtyp 30 krerë dele në Devoll

Një aksident me pasojë shtypjen e disa bagëtive të imta ka ndodhur në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll.

Mjeti tip 'Benz' konkretisht ka shtypur 30 dele, në pronësi të një banori të Vranishtit.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje, ndërkohë që zjarrfikësja ka bërë të mundur pastrimin e vendit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.