'Piquen, dua ta shikoj si president të Barcelonës'

Mesazhet drejt Gerard Pique për tërheqjen e tij të papritur nga futbolli nuk mungojnë as nga jashtë futbollit. I radhës që ka reaguar pas vendimit të mbrojtësit është Marc Marquez.

Piloti spanjoll i Moto GP-së është një fans i madh i Barcelonës, duke qenë vetë nga Katalunja dhe me anë të një postimi në “Twitter”, ai falënderojë për çdo gjë mbrojtësin veteran.

Më pas, në një intervistë ai shpreh se do të dëshironte që ta shikonte Pique-n një ditë si president të Barcelonës: “Me karakterin që ai ka mendoj se mund të bëhet. Do të doja shumë ta shihja në atë pozicion”

.