A keni qenë tek Teatri Kombëtar natën që u shemb? Ja çfarë thonë 4 kandidatët e primareve

Flasin katër kandidatët e primareve të PD për Bashkinë Tiranë në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv.

Belind Këlliçi: Ishte nata e fundit e periudhës së karantinës. Ishte natë e Trishtë. Jam marrë dhunshëm, jam shoqëruar dhe jam arrestuar. Më çuan në komisariatin Nr.6. Mbaj mend që jam shoqëruar me një artist. Ndenja aty deri në orët e para të drekës kur ka ardhur avokati Ivi Kaso i cili më asistoi dhe që dola nga qelia. Shkova në prokurorinë e Tiranës, bëra kallëzim. Sot dy vite e gjysëm më pas jam në një situatë ku padita Policinë e Shtetit për ndërhyrje të dhunshme. Kam pasur dhe dëmtime fizike, kam raport mjeko-ligjor për këtë. Kam paditur Policinë e Shtetit. Më 7 nëntor kam seancën e parë, do përballem me dy persona të veshur me uniformë atë mbrëmje. Do jenë të pandehur.

Gerti Bogdani: Kam bërë edhe video. Policë me automatik në dorë. U godit një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit. Besoj që një nga gjërat që duhet bërë në Bashkinë Tiranë është rikthimi i ligjshmërisë. Në mënyrën si vepron dhe punon Bashkia e Tiranës. Me Teatrin Kombëtar u tregua arroganca e Bashkisë. Rikthimi i ligjshmërisë në Bashkinë Tiranë është domosdoshmëri. Teatri të ndërtohet aty ku ishte, siç ishte, për të kthyer trashëgiminë, dinjitetin, si një shenjë kundër arrogancës së pushtetit që e prishi. Ligjshmëria mungon në çdo cep të Tiranës.

Ilir Alimehmeti: Kauza ime asokohe ishte për të qëndruar tek pandemia. Pati dhe protesta dhe thonin se ju po përhapni koronavirusin. Ishin Policët që erdhën të parët tek Teatri Kombëtar, jo qytetarët. Besoj fort se ne jemi një forcë konstruktive që duam ta rindërtojmë atë ashtu siç ishte aty. Atë që shkatërruan të tjerë, ne do jemi forca konstruktive kundrejt një force destruktive.

Adriana Kalaja: Kemi bërë roje tek Teatri Kombëtar. Më 24 mars, nga sheshi i Teatrit deklaruam një fitore sipas nesh për gjithë kulturën dhe trashëgiminë kulturore europiane dhe jo vetëm asaj të Tiranës e Shqipërisë që ishte përfshirja e Teatrit Kombëtar në një nga sitet më të rrezikshme që u mor në mbrojtje. Në 7 sitet e shpallura në rrezik, Teatri Kombëtar u shpall në rrezik tek pushteti. Rrezikohej shembja nga faktori i pushtetit. Janë shoqëruar artistë. Presion ndaj nesh që ju s’do vazhdoni të mbroni Teatrin Kombëtar.