Ndodhej në sallën e lindjes bashkë me gruan, italiani shikon hajdutët përmes telefonit, arrestohen dy shqiptarë

 Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Një burrë, i cili ndodhej së sallën e lindjes së bashku me gruan e tij pa nga telefoni ku kishte të instaluara kamerat e sigurisë se dy persona po përpiqeshin të hynin në shtëpi.

Agjentët u kontaktuan nga babai i ardhshëm, i cili kishte parë nga smartfoni i tij, i lidhur me kamerat e vëzhgimit në shtëpi, dy burra me çorape në duar të veshur si doreza, teksa rrotullonin kamerën mbi derën e hyrjes. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët që kanë mbyllur rrugët e shpëtimit. 

Kur të dy burrat panë policët, ata ikën në pyll. Policia arrestoi dy shqiptarë të moshës 24 dhe 30 vjeç pas një ndjekjeje në shiun e rrëmbyeshëm dhe në pyjet e Righit.