Një rast i ri trondit futbollin gjerman: Lojtari 19-vjeçar i Bundesliga rezulton me leuçemi

Sërish një lajm i keq për botën e futbollit. Hubert Mbuyi-Muamba , një futbollist 19-vjeçar i Hoffenheim, u diagnostikua me leuçemi . Njoftimi erdhi nga klubi gjerman në rrjetet sociale, i cili u pasua me një mesazh mbështetje për djaloshin.

“Ne jemi të gjithë me ty! Lojtari ynë, Mbuyi-Muamba mësoi disa ditë më parë se ai vuan nga Leuçemia. Ai ndodhet në Francë për trajtim të specializuar. Ju urojmë të keni forcën e duhur Hubert!”, thuhej në deklaratë.

Ky është një rast i ri për futbollin gjerman në pak muaj. Pak kohë më parë, Haller dhe Boetius, ndaluan së luajturi futboll, për shkak të tumorit. Mbuyi-Muamba u rri si futbollist te Paris Saint-Germain dhe mbërriti në Gjermani në vitin 2021.