Tifozët i thanë ‘Jo’: Federata e Basketbollit detyrohet të mos e luajë himnin e Kosovës përpara ndeshjeve

Himni zyrtar i Kosovës nuk do të luhet më përpara ndeshjeve të basketbollit.

Vendimi është marrë nga federata e basketbollit për të mos krijuar polemika, pas asaj që ndodhi në ndeshjen Vëllaznimi-Bashkimi në Gjakovë.

Përpara asaj sfide, tifozët gjakovarë dhe ato mitrovicali vërshëllyen himnin e Kosovës dhe kënduan Himnin Kombëtar të Shqipërisë.

Kjo e detyroi federatën të gjobiste klubin e Vëllëznimit që pranoi ta paguante gjobën për 1 vit në mënyrë që tifozët ta këndonin në çdo ndeshje.