Oliver Giroud ‘macja e zezë’ e Virgil Van Dijk

Mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil van Dijk është cilësuar si një ndër më të mirët vitet e fundit. Ai ka dhënë një intervistë për “Sky Sport UK” ku ndër të tjera ka zbuluar cili ka qenë sulmuesi më i vështirë me të cilin është përballur.

Van Dijk ka thënë se ai është sulmuesi aktual i Milanit, Olivier Giroud.

“Giroud është sulmuesi më i vështirë. Ndihesh sikur e ke nën kontroll, por në një farë mënyre ai gjithmonë arrin të shënojë. Në Arsenal, Chelsea, me Francën… Ai ka arritur gjithmonë të shënojë kundër meje. Ka shumë sulmues të jashtëzakonshëm: Messi, Aguero, Haaland, por unë them Giroud, ai është si “Boogeyman” (gogol).