VIDEO/ Përfshihet nga zjarri mali i Moravës në Korçë, flakët po shuhen me...lopata

Një zjarr ka përfshirë malin e Moravës në Korçë, pranë pikës turistike, ndërkohë që flakët janë aktive prej disa orësh 

Siç shihet nga pamjet që sjell gazetarja e Syri Tv, Sidorela Xhomaqi, vatra e zjarrit ka shkaktuar re tymi dhe flakë të mëdha në zonë.  

Mësohet se në vendngjarje ndodhen 40 forca të ndërmarrjes së shërbimeve publike të bashkisë së Korçës. 

Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke bërë që për shuarjen e zjarrit të përdoren mjete rrethanore si kazma dhe lopata. 

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe jo të vogël me pisha dhe bimësi të ulët. 

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. 

Flakët mund të jenë vazhdimi i zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në afërsi të Gurit të Capit.

Kjo është vatra e katërt e zjarrit në qarkun e Korçës.