VIDEO/ Aksident në Gjirokastër, 'Benz'-i përplaset me autobusin, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmje ne kësaj të premteje në Gjirokastër. Burime bëjnë me dije se një automjet tip 'Benz' është përplasur me një autobus.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i 'Benz'-it, djali i tij i mitur dhe shoferi i autobusit. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa nuk dihet gjendja e tij.

Shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara nga autovetura. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.