Drejtuesit e Romës gati të ‘blindojnë’ Mourinhon me një kontratë të re

Jose Mourinho dhe Roma do ta vijojnë për një kohë të gjatë bashkëpunimin mes tyre. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Friedkin po punon për të blinduar trajnerin portugez me kontratë deri në vitin 2025, me aktualen që përfundon në fund të sezonit.

Mourinho arriti të fitonte trofe në stolin e verdhekuqve që në sezonin e parë. Qershorin e kaluar ai festoi me skuadrën e tij trofenë e parë të kompeticionit më të ri europian për klube: Conference League-n.

Drejtuesit e Romës janë të bindur me punën e “Special One”, që këtë sezon synon Europa League-n dhe një vend në Champions sezonin e ardhshëm.