Juventusi rikuperon 3 lojtarë të rëndësishëm për ‘derbin’ me Interin

“Buzëqesh” Juventusi dhe Allegri, teksa bardhezinjtë rikuperojnë tre titullarët e rëndësishëm për derbin e Italisë ndaj Interit, të dielën mbrëma, në orën 20:45, në stadiumin “Allianz”, e vlefshme për javën e 13-të në Serinë A.

“Zonja e Vjetër” me Interin do të ketë shërbimet e Dushan Vlahoviç dhe dy blerjeve të bujshme në merkaton e verës, Gleison Bremer dhe Angel Di Marian.

Një lajm pozitiv ky për Juventusin , të cilët do të kenë shtysë më shumë për të arritur te fitorja ndaj rivalëve zikaltër.

Me eliminimin që në fazën e grupeve, bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit do të përqendrohen totalisht te kampionati, teksa në 12 ndeshje mbajnë vendin e 7 me 22 pikë, -10 pikë nga kreu i renditjes që mbahet nga Napoli.