'Këndvështrimi' ndryshe i Stresit për ngjarjen e rëndë në Pejë

Jehona e ngjarjes tronditëse të dy ditëve më parë në Pejë, duket se nuk do të shuhet lehtë. Dhuna që inferimeret ushtruan ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “ORENDA” në Pejë, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Në këto ditë ka pasur reagime nga më të ndryshmet dhe nga të gjithë. Nuk kanë mbetur pas as personazhet e njohur, të cilët e kanë dënuar këtë ngjarje në rrjetet e tyre sociale.

Së fundmi edhe Arkimed Lusha, ose i njohur si Stresi ka bërë një reagim. Mirëpo në ndryshim nga komentet deri më tani, Stresi e peshon më shumë fajin tek fëmijët që nuk u kujdesën për nënën e tyre, ndonëse shtoi se infermieret gjithësesi do ta marrin dënimin e merituar.

“E dënojmë shpirtërisht atë gjest në Pejë dhe le të marrë dënimin maksimal në bazë të Ligjit të Republikës së Kosovës, edhe unë kam nënë dhe nuk ka gjë më të shtrenjtë se nëna, por keni parasysh diçka.

Nëse e do prindin kurrë mos e braktis duroje siç të ka duruar ajo dhe një prind nuk e meriton të braktiset por ta duash e ta respektosh deri në fund të jetës, unë në këtë parim jam rritur besoj dhe shumica e shqiptarëve kështu që fajin më të madh e ka ajo vajza që përdori dhunë dhe si falet, por faj ka edhe fëmija që e braktis nënën e vet”, përfundoi reperi.