Emily i thotë Ilir Shaqirit se nuk është me ‘single’, ja si reagoi balerini

Ilir Shaqiri ka treguar shpesh herë si brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVIP”, marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij, Emily.

Së fundmi, bukuroshja ka realizuar në profilin e saj në Instagram një ‘ask me question’ me ndjekësit e saj ku i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

Dhe me këtë rast Emily gjeti momentin e duhur që të bëjë ‘shaka’ me balerinin, një shaka që ia ‘ngriu’ zemrën balerinit.

“A je single”- e pyet një ndjekës ndërsa balerina është përgjigjur: “Jo jam në një lidhje”, dhe menjëherëe kthen kameran nga ish-fituesi i “BBVIP” që menjëherë reagon dhe e pyet me kë.

Më pas ajo e kthen telefonin nga macja dhe thotë: “Me të”, duke shkaktuar qeshura mes tyre.  Ndërsa balerini e ka ripostuar videon dhe krahas saj shkruan: “Ai momenti kur qesh nga halli”.

Nga ana tjetër, teksa e ka ripostuar në Instastory, Iliri shkruan se “po qesh nga halli.”