Zjarr në malin e Drenovës, flakët përfshijnë zonën e mbrojtur

Zjarri ka përfshirë një zonë në malin e Drenovës, në vendin e quajtur Guri i Cjapit.

Zona që ka marrë flakë është brenda territorit të zonës së mbrojtur.

Forcat zjarrfikëse të Korçës dhe Devollit janë mobilizuar për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zona ndodhet në një terren të vështirë malor. Ende nuk dihet sipërfaqja e djegur.