Nesho: Rama në tryezat e Europës përfaqëson njeriun megaloman, dhe vetëm kaq

Agim Nesho ish-ambasador dhe diplomat ishte i ftuar këtë mëngjes në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, teksa ju përgjigj ndër të tjera dhe pyetjes: Pse insiston Rama me Ballkanin e Hapur, çfarë fiton?

Nesho u shpreh se Rama kërkon vëmendje me sjelljen e tij, duke ditur mirë 'Ballkanin e Hapur' e shet si një strategji, diçka që jo vetëm do t’i siguronte pushtetin e tij por do mbahej mend si një lider që solli paqen dhe stabilitetin, ndonësë prej 10 vitesh nuk prodhon asgjë, vetëm kaos.

“Ka një moment që duke qenë lider global dhe njeri protagonist për çdo gjë, kemi parasysh këtu që kritikon qeverinë britanike, gjermane, presidentin amerikan është njeri që e ndjen që ka një rol dhe Shqipëria i duket e vogël, prandaj 'Ballkani Hapur' që është propaganduar nga Vuçiç si një fëmijë i të dyve bashkë, që në fakt fsheh gjithë politikat e fshehta serbo-ruse të një dominimi nacionalist të ri në rajonin e Serbisë. Koncesnionet e Ramës në interesat kombëtare të Shqipërisë, sjellja e tij ndaj Kosovës e të gjitha.

Dhe po të shikosh 'Ballkanin e Hapur' është e vetmja politikë që Rama e shet si stratagjinë e madhe të politikës së tij të jashtme. Nuk ka asgjë çfarë të lejë ka 10 vjet qe nuk prodhon asgjë, ka prodhuar kaos dhe një qeveri të papërgjegjshme, me një politikë të shfrenuar, domethënë është i dështuar dhe deri tani mendonte me ndihmë të disa organizatave se do të realizonte 'Ballkanin e Hapur' diçka që jo vetëm do t’i siguronte pushtetin e tij, por do mbahej mend si një lider që solli paqen dhe stabilitetin. Dhe, në pamundësi, ky person i cili më shumë se sa 'njeriun megalloman' nuk përfaqëson asnjë gjë, këtë e di dhe Europa. Se njerëz të tillë autokratë të cilët kërkojnë të luajnë një rol shumë shpejt kalojnë nga njëra anë në tjetrën, dhe zgjidhja europiane është e drejtë dhe unë mendoj se Zhulali e tha mirë", u shpreh Nesho.