Protesta/ Berisha: I qëndrojmë parimeve të reagimit brenda spektrit të mosbindjes civile

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe protestën e 12 nëntorit teksa fliste përpara gazetarëve në konferencën e përjavshme.

“Se cili është skenari i protestës, do shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike,” tha Berisha.

“Ka një frymë urrejtje e revolte të papërmbajtur. Njerëzit me padurim po presin datën 12. Njerëzit thonë pse po vonohet kjo. Një situatë inkandeshente, më mirë se kushdo tjetër e ndjen Edi Rama që shkon e struket në strofulla.

Ramës i kujtoj që ka pasur edhe 20 shkurt e mos e provoko popullin demokrat, kaq i them. Fitorja e opozitës është, duket. Fitorja është e sigurt. E ndoqët debatin mbrëmë, krahasoni atë tjetrin me këta të tre që u paraqitën. Është si të krahasosh natën me ditën,” tha Berisha.

I pyetur se përse nuk ka kandidatë për primaret në Elbasan dhe Durrës, Berisha tha: “Atë që nuk e sjell ora, sjell dekika. Presim deri në minutën e fundit. Jam optimist”.