Një familje sportistësh, njihuni me gruan e Robert Lewandowskit

Gruaja e yllit të Barcelonës, Robert Lewandowski, Anna Lewandowska, është një karateiste polake, trajnere fitnesi, nutricioniste dhe sipërmarrëse. Anna ka mahnitur shpesh fansat e saj me fotot e trupit të saj të tonifikuar.

Anna Lewandowska mundohet të kalojë çdo moment të lirë me vajzat e saj dhe Lewandowskin, ndërkohë, ndryshe nga bashkëshortet e futbollistëve të tjerë, Anna është gjithmonë prezente në evenimentet apo ndeshjet ku ndodhet ylli polak.