EMRI/ Aksident me vdekje në Lushnjë, shoferi pëson infarkt dhe përplaset me shtyllën

Një aksident tragjik ka ndodhur në Lushnjë, ku drejtuesi i automjetit tip ‘Audi’ me targa AA 299 IS ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Karbunarë.

Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë infarkti.

Sipas burimeve për SYRI-n, një dëshmitari në vend ngjarje thotë se viktima Edi Llupo 46 vjeç ka qënë në një bar kafe dhe ka shfaqur probleme me zemrën.

Pak minuta përpara aksidentit ai ka telefonuar shokun duke i thënë se kishte dhimbje krahu dhe në zemër.

Duke qënë në linje telefonike të hapur, ai është përplasur me shtyllen në anë të rrugës.

Viktima është dërguar me shenja jete në spital dhe aty ka ndërruar jetë.  

Lushnjë/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

48-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.