Procesi i Berlinit/ Zhulali tregon dy anët e medaljes

Kancelari gjerman Olaf Scholtz vijoi traditën e paraardhëses së tij, Angela Merkel, duke mbledhur 6 liderët e ballkanit perëndimor dhe duke riaktivizuar Procesin e Berlinit.

Gjatë samitit, 6 kryeministrat nënshkruan tre marrëveshje, për lëvizjen me karta identititeti, njohjen e siplomave dhe dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kancelari Gjerman,  dha sërish mesazhin se  Europa nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor duke folur edhe për rëndësinë e marraveshjes të saponënshkruara në Berlin.

Ilda Zhulali, eksperte për Marrëdhëniet Ndërkombëtare ishte e ftuar këtë mëngjes në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, teksa komentoi këtë takim. Ndër të tjera, Zhulali u shpreh se duket se Europa nuk do ta lërë vetëm Shqipërinë në luftën me krizën energjetike teksa shtroi dhe anën tjetër të medaljes, se çfarë bejmë ne si vende të Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin me njëri-tjetrin?

“Lajmi i djeshëm është lajm i mirë për Shqipërinë dhe gjithë vendet e rajonit por ky ishte një samit as i jashtëzakonshëm dhe as rutinor... ishte diku në mes. Ky samit tregoi se BE i ka vendet e Ballkanit Perëndimor brenda axhendës së tij aktive që do thotë do i mbështesë politikisht, ekonomikisht. Fakti që 1 miliard euro i shkojnë Ballkanit Perëndimor për çështjet e energjisë është një lajm i rëndësishëm që tregon se kriza që po vjen nuk do e lërë Shqipërinë të vetmuar dhe psë është larg BE.

Kjo është njëra anë e medaljes ndërsa ana tjetër është: Çfarë bëjmë ne vetë si vende të Ballkanit perëndimor për të rritur bashkëpunimin me njëra-tjetrën? Arritja e tre marrëveshjeve është e rëndësishme dhe sidomos ajo e vizave, pra heqja e vizave mes Kosovës dhe Bosnjës, ky ësht një lajm i mirë”, u shpreh Zhulali.