Nora Gjakova mposhtet në çerekfinale

Nora Gjakova është mundur në çerekfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kampionia olimpike u mund nga xhudistja britanike, Lele Nairne.

Përkundër humbjes, Gjakova është ende në garë për medaljen e bronztë, teksa në repesazh do të përballet me italianen, Veronica Toniolo.