Protesta të dhunshme në Iran, policia akuzohet për qindra të vrarë

Protestat në Iran kanë qenë më të dhunshme në Karaj, në perëndim të Teheranit. Qindra njerëz bllokuan autostradën që kalon nëpër qytet dhe dogjën goma.

Sipas mediave zyrtare iraniane, në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve u vra një paraushtarak dhe u plagosën dhjetë policë.

Incidentet kanë ndodhur në ditën e 40-të që nga vrasja nga forcat e sigurisë të Hadis Najafit, një protestues kundër regjimit. Adv -

Vdekja e Mahsa Amini nga policia në mesin e shtatorit ishte pikënisja e cila solli protesta masive në Iran.

Pavarësisht represionit të ashpër të regjimit, demonstratat nuk kanë të ndalur. Policia akuzohet se ka vrarë 280 persona mes tyre 45 fëmijë.

Autoritetet iraniane kanë kufizuar mbulimin mediatik të protestave dhe kanë mbyllur periodikisht aksesin në internet në të gjithë vendin, duke e bërë të vështirë konfirmimin e detajeve gjatë protestave.