Xhudo/ Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinalet e ‘Baku 2022’

Nora Gjakova ka arritur kualifikimin në çerekfinale të Grand Slamit të Baku në Azerbajxhan.

Kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes gjermane, Seija Ballhaus me IPPON.

Në raundin e parë, Gjakova kaloi pa luftë.

Në çerekfinale, Nora Gjakova do të ketë punë me britaniken, Lele Nairne.