Konfiskimi/ Përfaqësues të policisë dhe BKH në RTV Ora, Administratori Arapi i drejtohet stafit

Përfaqësues të policisë së Shtetit dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodhen në ambientet e RTV  Ora për të kryer ekzekutimin e vendimit të gjykatës, konfiskimin e saj.

Administratori i shtetit Faraudin Arapi po mban një takim me drejtuesit e televizionit dhe përfaqësues të policisë dhe byrosë, njofton Oranews.

Faraudin Arapi iu drejtua drejtuesve të medias me fjalët se "nuk do të lejoj askënd që në këtë proces të diktojë në programacion etj. Vijoni siç jeni tani. I takon sektorit juridik të kryejë zbatimin e vendimit. Mendoj se duhet të jem pjesë e juaja. Ju mbështes dhe do të jemi bashkë deri në përfundim të hetimit e gjykimit përfundimtar. Nuk dua të më dëmtohet asnjë vlerë. Askush të mos largohet nga pozicioni që ka. E konsideroj veten pjesë tuaj dhe do të vijoj të jemë pjesë e mirëadministrimit që ka ky institucion.  Të gjithë bashkë me kolektivin tuaj I kemi mundësitë të qëndrojnë në krye të detyrës"