Shoqatat e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm: Nesër protestë, ulim qepenat

Shoqatat e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme për të kundërshtuar politikat e qeverisë për përballimin e krizës ekonomike.

Ata thonë se çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm, ndërsa shtojnë se në çdo biznes në Tiranë nesër duhet të ulen qepenat nga ora 10:00-11:00.

“Çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor do ketë protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë, që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhur drejtpërdrejt me konsumatori. Do t'i lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton, ne do të përshkallëzojnë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë”, thanë ata në deklaratë.

Kërkesat e tyre për qeverinë:

1- Të tërhiqet nga paketa fiskale që rrit gjobat 2-3 herë.

2- Të mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj.

3- Të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.