Itali: Një shqiptar i thyen hundën shoferit, se nuk e la të fuste biçikletën në autobus

Abruzzo, Itali - Një shofer autobusi është sulmuar. Një burrë donte të fuste biçikletën e tij në autobus, duke zënë hapësirën e rezervuar për personat me aftësi të kufizuara.

Kur shoferi i ka përsëritur “jo”, ai ka sulmuar dhe e ka rrahur, duke i shkaktuar thyerje të murit të hundës dhe raport mjekësor për 20 ditore.

Ngjarja ka ndodhur në Abruzzo, në seksionin Giulianova - Teramo, në një automjet nga kompania rajonale e transportit Tua. Ata ishin në terminalin e stacionit Giulianova.

Sulmuesi, një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, u arrestua më pas nga karabinierët.

Sindikata reagoi për këtë rast dhune ndaj shoferëve të sajduke kujtuar se ishte i përsëritur: “Në fund të gushtit, një shofer i Baltour në shërbimin urban Teramo u godit me thikë në gjoks dhe më pas iu nënshtrua një operacioni në mushkëri. Më herët, pasagjerët që nuk paguanin sulmuan një kontrollor biletash. Një shofer tjetër autobusi në Lanciano, në terminal, u godit me grusht nga pas dhe u detyrua të rrinte tre muaj nën trajtim mjekësor. E gjithë kjo i shkaktoi atij 6 muaj papërshtatshmëri për këtë punë. Pastaj janë agresionet verbale që lënë gjurmë gjithsesi në atë që duhet të jetë një ditë normale pune”.