Primaret e PD për Bashkinë Tropojë, ja kush është kandidati i tretë në garë

Në primaret e Partisë Demokratikë në Tropojë shtohet edhe një kandidat tjetër. Ai është Xhemë Nezaj një funksionar lokal i kësaj partie dhe një veprimtar i shquar në këtë komunitet.

Njoftimin për kandidimin e tij ai e ka bërë përmes një postimi në faqen  tij në facebook.

Kjo është kandidatura e tretë për primaret e demokratve në Tropojë.

E plotë deklarata:

Të dashur demokratë dhe demokrate dhe bashkqytetarë të Tropojës.

Kam vendosur të kandidoj në primaret që zhvillohen në Degën e PD-së të rrethit të Tropojës për kandidat për kryetar të Bashkisë Tropojë.

Jam lindur dhe rritur në Tropojë, kam punuar dhe vazhdoj të punoj pa u lodhur , duke ndjere kenaqësinë më të thellë për vendin tim.

Duke ju falenderuar për mbeshtetjen dhe kosistencën që keni bërë në të gjitha këto vite për Partinë Demokratike në të gjitha nivelet e përfaqesimit, unë besoj që jam një nga ju në këtë rrugë dhe rezistencë, prandaj duke ju falenderuar dhe shprehur mirënjohjen më të sinqertë, kërkoj nga ana juaj mbështetjen dhe vlerësimin për t'u përfaqësuar denjësisht , duke ju dëgjuar dhe marrë parasysh mendimet dhe kritikat .

Une jam i prirur dhe largëpames që me vizionin tim, të shoh larg interesave të ngushta dhe miskine të miat. mendoj dhe jam i gatshëm te bëj më të mirën për vendin tonë.

Duke parë nje garë te fortë në mes kolegësh me shumë kontribute të respektuar dhe të nderuar që të gjithë, mendoj që ju do bëni gjykimin dhe vlerësimin më mirë sesa ne vetë për njëri-tjetrin,

Besoj se me ndërgjegjè dhe përgjegjshmeri do vlersoni se kush mund të jetë më afër jush dhe kush më mirë ju gjendet pranë dhe ju ka gjetur në këto vite të periudhës së pluralizmit duke jetuar e vuajtur bashkë në Tropojë në çfarëdo lloj situatash.

Unë ju garantoj dhe ua jap fjalën se do të jem një zë i fortë i juaji, si në përfaqësim ashtu edhe në zgjidhjen e problemeve që bashkë duhet t’i ndajmë që t’i zgjidhim duke respektuar maksimalisht të gjithë bashkëudhëtarët e mi.

Në këtë garë kërkoj nga të gjithë ju vetëm kulturë, civilizim dhe respekt ndaj gjithësecilit, siç i ka hije dinjitetit dhe fisnikërisë së Tropojanit, kur ai përballet dhe kërkon të arrijë suksesin.

Ndaj, jam besimplotë që të gjithë së bashku, demokratë dhe qytetarë të Tropojës , mund të bëjmë zgjedhjen më të mirë.

Ju faleminderit!