Shpopullimi/ Paloka-Ramës: Vetëm shqiptarët rrezikojnë jetën për të ikur

Pas justifikimeve bajate që bën kreu i qeverisë për shpopullimin e vendit, ka reaguar kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Në një postim të shkurtër në facebook ai shkruan se “Rama “harron” ndërkohë që janë vetëm shqiptarët dhe askush tjetër nga e gjithë Evropa, që rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve për të ikur nga “parajsa” e tij!

POSTIMI I PLOTE

Rama vazhdon përpjekjen që ikjen dhe largimin masiv të shqiptarëve, ta paraqesë si një normalitet që ndodh me të gjithë.

Rama “harron” ndërkohë që janë vetëm shqiptarët dhe askush tjetër nga e gjithë Evropa, që rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve për të ikur nga “parajsa” e tij!