Përdorimi me orë të gjata i teknologjisë, ja si do të jetë njeriu i vitit 3000 pas Krishtit

Imazhi i njeriut pas 800 vitesh mund të përshkruhet si i tmerrshëm për shkak të përdorimit të përditshëm dhe të gjatë të teknologjisë, telefonave celularë dhe laptopëve.

Modeli i njeriut pas 3000 vitesh është publikuar nga një ekip shkencëtarësh të cilët dhanë një imazh të një njeriut me qafën e tkurrur, me pëllëmbën e dorës të mbledhur dhe me qepallë të dyfishtë.

“Mindy’ siç është emri i modelit të projektuar nga ekspert në krijimin e bazuar në 3D mund të jetë ‘njeriu i 3000’ pasi amerikani modern tashmë shpenzon shtatë orë në ditë internet.

Një tipar kryesor i “Mindy’ është kifoza (përthyerja e trupit nga përpara) dhe një qafë më e shkurtër siç shpjegon Caleb Bake nga Maple Holistics i cili shprehet:

‘ Orët e shpenzuar duke parë nga pshtë celularët tanë e tendosin qafën dhe e nxjerrin shtyëllën kurrizore jashtë ekuilibrit. Për shkak të këtij qëndrimi, muskujt e qafës punojnë dy herë më shumë për të mbështetur kokën.

Një tipar tjetër i “Mindy’ është fakti se krahët e saj, veçanërisht bërrylat e saj, janë në ‘kënd të drejtë;’për shkak të orëve të gjata të përdorimit të kompjuterit dhe lojërave video, kur përdoruesit i mbajnë bërrylat në kënd të drejtë.

“Mindy’ me siguri do tëvuajë nga ajo që njihet edhe sot ‘’pëllëmbës së shtypjes’ ku gishtat kanë marrë formën e një celulari me ekspertë që tashmë regjistrojnë raste të njerëzve që lëndohen në pika të caktuara nga kontakti me celularin dhe kanë sindromën e tunelit kub.

‘Njeri 3000’ parashikohet gjithashtu të ketë një kafkë më të trashë si një mjet mbrojtjes ndaj rrezatimit të emetuar nga celularët, i cili në të kaluarën është fajësuar si faktor rreziku i mundshëm për probleme serioze shëndetësorë me fëmijët që janë më pak të prekshëm për faktin s e kafka e tyre është më e hollë dhe më pak e zhvilluar se të rriturit.

Megjithatë, elementi më mbresëlënës që studiuesit pretendojnë se ka "Mindy" është qerpiku i dytë në sy.

Siç argumentojnë ata, është një mjet mbrotjeje kundër dritës blu të emetuar nga pajisjet elektronike, e cila është akuzuar për prishjen e modeleve të gjumit, dhimbjet e kokës dhe lodhjen e syve. 

Sipas Kasun Ratnayake nga Universiteti i Toledos, njerëzit e së ardhmes mund të zhvillojnë një qerpik të brendshëm ose një lente shtesë për sy si mbrojtje.

Mindy" është pasardhësi i "Emma" një kukull humanoide e prezantuar në vitin 2019 për të ilustruar përgjigjet e dhëna nga 3000 punëtorë në atë kohë rreth efekteve në trupin e tyre të kushteve të punës duke dhënë efektin e një gruaje të përkulur, me sy të kuq të dehidratuar dhe trup të fryrë.