Mark Zuckerberg financoi me grante grupin e mbështetur nga Soros

Pronari i Facebook, Mark Zuckerberg, ka dhënë qindra mijëra dollarë për një grup të mbështetur nga miliarderi majtist, George Soros.

Kështu shkruan gazeta Washington Examiner.

Sipas tyre, Iniciativa Chan-Zuckerberg, që mban emrin e pronarit të Facebook dhe bashkëshortes së tij, Prischila Chan, ka dhënë të paktën 440 mijë dollarë për grupimin Alianza Americas.

Madje këto fonde kanë shkuar për këtë grupim edhe gjatë kohës kur ata bënin lobim pranë Kongresit Amerikan. Kjo është një shkelje e hapur, pasi Alianza America kishte deklaruar në bilancet e saj se nuk ka kryer asnjë aktivitet lobues.

Alianza America u bë e njohur kur paditi guvernatorin republikan të Floridas, Ron DeSantis, pasi ky i fundit ngarkioo avionët me emigrantë dhe i dërgoi në resortin luksoz të majtistëve.

Mediat publikuan menjëherë të dhëna se Alianza ishte një grup që kishte marrë të paktën 1.4 milionë dollarë financime nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur i Sorosit.