Çfarë i bëri bashkë Rihanna-n dhe Johhny Depp? Flasin burimet

Johnny Depp do të jetë i ftuari special në shfaqen e ardhshme të Rihanna-s, ‘Savage X Fenty ‘ në Amazon Prime.

Duket se industria po e mirëpret Depp-in që kur ai fitoi gjyqin e tij civil për shpifje në fillim të këtij viti kundër Amber Heard, të  cilin e akuzoi për dhunë.

Jo, Depp nuk do të performojë me kitarën e tij me RiRi-n  në Super Bowl por burimet për TMZ treguan se ai do të jetë një i ftuar surprizë në Savage X Fenty.

‘Na është thënë se aktori nuk do të ecë në pistë, përkundrazi, ai do të jetë fokusi i një prej momenteve “yje” të shfaqjes — që ka përfshirë në të kaluarën Cindy Craëford dhe Erykah Badu. Depp – i cili do të veshë artikuj nga koleksioni i meshkujve – do të jetë mashkulli i parë në historinë e shfaqjes Savage X Fenty që do të marrë këtë rol’- treguan burimet.

TMZ tregon se Rihanna dhe ekipi i saj e ftuan Johnny-n të ishte pjesë e sfilatës dhe të dyja palët ishin shumë të emocionuar për ta realizuar atë. Na është thënë se Johnny e ka filmuar tashmë pjesën e tij dhe do të përfshihet në premierën e shfaqjes në Amazon Prime Video më 9 nëntor.

Sa për mënyrën se si do të duket Depp, na është thënë se atmosfera është “cool dhe elegant” dhe funksionon për të gjitha aspektet e artit të Depp: muzikën, modelimin dhe aktrimin.