VIDEO/ Tabaku paraqitet në SPAK për çështjen e inceneratorëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dhënë informacione lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Mësohet se Tabaku është në SPAK për të dhënë informacion si person që ka denoncuar aferën e inceneratorëve duke qene se ka kryesuar Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët.

Demokratja ka shkuar në Prokurorinë Speciale rreth orës 10:05.

Pas dëshmisë, deputetja do të ketë komunikim me median.