Gara e ‘yjeve’ të rinj/ Haaland kalon Mbappe, bëhet lojtari më...

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë.

Sipas “Transfermarkt”, norvegjezi aktualisht vlerësohet në 170 milionë euro.

Ai ishte përpara sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe (160 milionë).

Për herë të parë që nga viti 2009, një lojtar i Premier League është bërë lojtari më i shtrenjtë në botë.

Në atë kohë, sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kishte këtë status në “Transfermarkt”, së bashku me Lionel Messin nga Barcelona.

Në 11 paraqitje në Premier League, Haaland ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 3 asistime.

Mbappe ka 11 gola në 12 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon.