Mesazhi i veçantë i Ilir Alimehmetit për votuesit: Mos prit që unë...

Nga Ilir Alimehmeti

[✌] I gjendur zyrtarisht para një gare për primaret në Partinë Demokratike si kandidat i mundshëm i frontit opozitar në zgjedhjet lokale, jam përballur shpesh me pyetjen;
[❓] Çfarë pritet nga ti?!
[👉] Kam vendosur t'i përgjigjem të kundërtës së kësaj pyetjeje:
[❓] "Çfarë nuk pritet nga unë" dhe për ty banor i Tiranës kam këtë përgjigje;
[🟢] Mos prit që unë të konsultohem me një këshilltar për ngjyrën e xhaketës sime apo të këpucëve të mia.
[👉] Besimi nuk fitohet me panair veshjesh, por me panair mendimesh.
[🟢] Mos prit që të të puth apo të të përqafoj teksa fotografohemi nga një fotograf profesionist,i pajtuar nga unë në kohë fushate. [👉] Jo, as nuk do të të puth dhe as nuk do të përfaqoj.
[👉] Do vij të takohem me ty dhe jo të fotografohem me ty.
[👉] Do vij të flas me ty dhe jo të fotografohem me ty.
[👉] Biseda nuk është album fotografish, por album shqetësimesh që ti ke për qytetin.
[✅] Do të jem dëgjuesi yt dhe jo përqafuesi apo puthësi yt hipokrit.
[🟢] Mos prit që të takoj fëmijën tënd dhe ta marr në krahë dhe ta përdor për të ndërtuar sloganin -Do ta bëjmë për fëmijët tanë-.
[👉] Jo nuk dua të takoj fëmijën tënd.
[👉] Dua të takoj ty prind.
[👉] Në radhë të parë Tirana duhet shëruar për prindërit e pastaj për fëmijët, pasi një prind i qetë mundëson një ambient të qetë familjar.
[👉] Një prind në ankth përcjell veç ankth.
[🟢] Mos prit nga unë " rastësi" të stisura me regji qëndrore ku njerëzit më thurin vargje dhe poezi.
[👉] Dëshiroj që njerëzit të më shohin si një individ që e do qytetin e tij dhe ka vullnetin dhe energjinë për të punuar për të.
[✅] Këto janë gjërat thelbësore të cilat nuk duhet t'i presësh nga unë.
[✅] Herën tjetër do të përgjigjem për gjërat që mund t'i presësh nga unë.
[🙏] Sinqerisht yti