Zakaria:Tifozët e Chelseat janë fantastikë, ja pse u largova nga Juve

Denis Zakaria shënoi gol në debutimin e tij me Chelsean në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit dhe më pas ai shpjegoi pse u largua nga Juventusi në verë.

Mesfushori iu bashkua ‘Bluve të Londrës’ në një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje të bashkangjitur nga’ Bianconerët’ në ditën e fundit të transferimit, duke u larguar nga Torino vetëm gjashtë muaj pas mbërritjes së tij nga Borussia Monchengladbach.

Zakaria ka mbetur jashtë fushës për dy muajt e fundit nën drejtimin e Thomas Tuchel dhe Graham Potter, por më në fund iu dha shansi dje.

Duke folur për mediat pas fitores së Chelseat ndaj Dinamo Zagrebit (2:1), Zakaria komentoi arsyen pse u largua nga Juventusi në verë.

"Tifozët e Chelseat janë fantastikë. Jam shumë i emocionuar, jam shumë i lumtur dhe është e rëndësishme për mua të luaj një lojë të mirë.

U largova nga Juventusi për të luajtur dhe prita shansin tim. Trajneri tha të luajmë ashtu siç luajtëm në stërvitje dhe unë bëra më të mirën”, u shpreh futbollisti zviceran.

Ishte një debutim mbresëlënës dhe i rëndësishëm për mesfushorin, i cili do të shpresojë për më shumë shanse të rregullta në javët e ardhshme, me Kupën e Botës në horizont