Aulon Kalaja, Drejtues i Departamentit të Mbrojtjes së Familjes dhe Kundër Politikave të Shpopullimit në PD

Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja u zgjodh Drejtues i Departamentit të Mbrojtjes së Familjes dhe kundër Politikave të Shpopullimit në PD.

Në kuadër të konstituimit të 26 departamenteve në Partinë Demokratike, pasditen e sotme në orën 18:00, në prezencën e Nënkryetarit të PD Oerd Bylykbashi dhe deputetes Albana Vokshi, u zhvillua procesi për zgjedhjen e kreut të Departamentit të Mbrojtjes së Familjes dhe kundër Politikave të Shpopullimit, ku Aulon Kalaja u zgjodh drejtues me 100% të votave nga rreth 50 anëtarët themelues.

Ky departament i rëndësishëm është në sinkron me qëndrimet konservatore të Partisë Demokratike si dhe një premtim i  kryetarit Sali Berisha, se nesër në qeverisjen e demokratëve do krijohet edhe Ministria e Familjes.