Zbulohen të gjithë pjesëmarrësit në fazën me eliminim direkt në Conference League

Anderlecht, Lech Poznan, Nice dhe Koln janë katër skuadrat e fundit që siguruan kualifikimin në Conference League. Skuadrës belge i duhej fitorja në Danimarkë përballë Silkeborgut, dhe ashtu ndodhi.

Izraeliti Lior Refaelov dhe Benito Raman realizuan golat e fitores për Anderlechtin (0-2), ndërkohë që në minutën e 26’ vendasit mbetën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Anders Ferslev Klynge.

Në grupin B, në krye e mbylli West Ham që mposhti 0-3 Steauan falë golave të Fornals (2x) dhe Dawa (aut). Feston edhe Lech Poznan në grupin C. Ekipi polak triumfoi 3-0 ndaj Villarealit të vendit të parë dhe siguroi vendin e dytë.

Hapoel Beer Sheva fitoi 4-0 ndaj Austrisë së Vienës, por suksesi me “poker” nuk i mjaftoi skuadrës izraelite. Dramë dhe emocione në grupin D, aty ku të katërta skuadrat ishin në garë për t’u kualifikuar.

Në dy duelet e fundit nuk pati fitues, Koln-Nice përfundoi 2-2 (Huseinbasic, Duda/ Laborde, Brahimi) dhe Partizan-Slovacko 1-1 (Natcho/Mihalik), rezultate që i dhuruan francezëve të Nice vendin e parë dhe Partizanit të Beogradit vendin e dytë.

SKUADRAT E KUALIFIKUARA NË CONFERENCE LEAGUE