Vjen nga stoli dhe përmbys gjithçka, Zaniolo i dhuron Romës kualifikimin në Europa League

Roma ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të Europa League, pas triumfit me përmbysje 3-1 ndaj bullgarëve të Ludogorets në Olimpico.

Ndeshja ishte mjaft emocionuese, teksa skuadra bullgare kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, pas një kundërsulmi perfekt.

Në pjesën e dytë Mourinho bëri menjëherë tre zëvendësime dhe Zaniolo frymëzoi përmbysjen, duke fituar fillimisht dy penallti, të cilat i ktheu në gola Pellegrini e më pas duke shënuar vetë golin që vulosi kualifikimin.

Nuk mungoi as tensioni në fund, me një futbollist të Ludogorets që shkeli Zaleëskin në zonë, duke u ndëshkuar më pas me karton të kuq, pas ndërhyrjes së VAR-it.

Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 3-1 për Romën që kualifikohet në fazën tjetër, si vendi i dytë në grup dhe shkon me moral të lartë në derbin e fundjavës ndaj Lazios.