Rama sulmon sërish mediat: Po gënjejnë publikun! Unë e drejtoj qeverinë me 'Facebook'

Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar sërish mbrëmjen e sotme mediat në vendin tonë, pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj tyre. Rama tha në emisionin “Real Story” se disa media bëjnë presione me lajme të rreme, e kjo deklaratë e Ramës vjen pas lajmeve kritike ndaj tij.

Ai theksoi se kjo nuk e shqetëson për shkak se Facebook-u i tij është një media me influencë të madhe, por problem është disinformimi i publikut.

“Nuk më shqetëson në aspektin personal apo të qeverisë, kam menduar për këtë ditë sepse disponoj një media me influencë jo të vogël që është faqja ime e Facebook, apo rrjetet sociale, kam kapacitetin e nevojshëm që të përcjellë një pjesë të gjërave që dua të përcjellë, dhe PS do investohet më shumë në këtë drejtim, jemi në kushtet e një bote mediatike të uzurpuar, problemi këtu është publiku që gënjehet në mënyrë permanente përmes gjysmë të vërtetash, jemi përpjekur që të mbajmë ekuilibër në raport me mediat, shumëkush është përpjekur që të tregojë që këtu ka pasur një marrëdhënie më jep të të jap dhe e kundërta, por kjo nuk është e vërtetë. Kemi respektuar të drejtën e çdo pronari dhe nuk kemi bërë asgjë për të “blerë” apo “në kontroll mediat”, fatkeqësi që në ekranet kombëtare disinformimi është normë, ne do imponohemi me faktet dhe rezultatet”, deklaroi kreu i qeverisë.