Belind Këlliçi: Nëse zgjidhem kryetar i Bashkisë Tiranë do të kallëzoj Erion Veliajn

Belind Këlliçi, një nga kandidatët e primareve të PD për Tiranën, deklaron se nëse dot zgjidhet krybashkiak i kryeqytetit në zgjedhjet e 14 majit, do të padisë kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë.

Këlliçi tha në emisionin “Opinion”, se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ndërtime pa leje që janë bërë në kryeqytet.

“Nëse unë zgjidhem kryetar i Bashkisë Tiranë në 14 Maj, do të kallëzoj personalisht ato zyrtarë duke nisur nga Erion Veliaj i pari e deri tek zyrtari më i fundit që kanë shkelur ligjin”, tha Këlliçi në Opinion.

Belind Këlliçi: Kemi parë me mijëra qytetarë që janë proceduar dhe kanë shkuar dhe në burg se kanë ndërtuar pa leje tjegullat e çatisë apo pllakat e banjos. Si mundet që Policia Bashkiake në Tiranë çdo ditë iu troket qytetarëve që brenda mund të kenë punime në shtëpitë e tyre dhe përballë zyrës së kryebashkiakut ndërtohet një kullë me 7 kate pa leje?

Blendi Fevziu: Kjo është skandal.

Belind Këlliçi: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për të. Nëse unë zgjidhem kryetar i Bashkisë Tiranë në 14 Maj, ju garantoj që me të patur mundësinë që të kem akses në dokumentet zyrtare të bashkisë do të kallëzoj personalisht, në cilësonë e kryetarit të bashkisë të gjithë ato zyrtarë duke nisur nga Erion Veliaj i pari e deri tek zyrtari më i fundit, ata që kanë shkelur ligjin. Duhet bërë transparencë për qytetarët. Kjo kulturë duhet marrë fund njëherë e mirë sepse nuk është normale. Kemi pastaj pallate 9 kate që në mënyrë të mistershme që qenkan ndërtuar pa leje.