'E ka bosi i drogës dhe basteve'/ Bushati: Ja krimi i madh në Tiranë

Analisti Andi Bushati thotë se çdokush në Tiranë e di se kullat u përkasin bosëve të drogës dhe basteve. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se problemi më i madh, është se Tirana po ‘vritet’ nga ndërtimet.

“Është puna të flasim me fakte, prandaj përmendim këtë raport, që është GIZ-i gjerman, është ministria e Jashtme e Norvegjisë, financues që nuk mund të gabojë në këto përmasa.

Po folëm pa fakte, nuk ka njeri në Tiranë që nuk e di që ajo kulla atje është e filan bosi droge, kjo kulla këtu është e filan bosi të basteve.

Por, prapë nuk e kam te pastrimi i parave, është një krim shumë i madh, por kur e shikon afatgjatë, është i kapërcyeshëm.

Problemi është çfarë po bëjmë me këtë qytet, ne po vrasim një qytet."-theksoi ai.