Berisha: PD në betejë frontale me Ramën, ai s'e ndalon dot trenin e fitores tonë

Kreu i PD-së, Sali Berisha shprehet se PD është në betejë frontale me Edi Ramën. 

Në RTV Ora, Berisha tha se 6 marsi dhe 7 korriku e vërtetuan se cila është shumica në PD.

Një mesazh direkt Berisha kishte për kryeministrin, duke i kujtuar se do të dështojë çdo përpjekje për të ndalur trenin e fitores së PD. 

Sali Berisha: Edi Rama nuk e fsheh se ka gjithë pushtetet. PD ka dalë në betejë frontale me të. Marsi dhe 7 korriku e faktuan se ku qëndron opozita. Ka një grup deputetësh të cilët kanë qëndrime dhe u bënë përpjeke për bashkim. Ne kemi platformën më dinjitoze dhe i japim mundësi secilit deputet të kandidojë ose të propozojë për qytetar të parë të qytetareve. Po ashtu parashikohen edhe si fraksione. Çdo përpjekje e Edi Ramës ka dështuar që të ndalë trenin e PD-së, ne ecim të sigurt drejt fitores.