Alban Dudushi: Vula e PD i takon Sali Berishës!

Gazetari Alban Dudushi shprehet se vula e Partisë Demokratike i takon Sali Berishës. 

Çim Peka Live, në Syri Tv, Dudushi tha se shumica e PD-së është me Berishën dhe në një proces normal, vula do t'i takonte asaj që përbën mazhorancën e PD. 

"PD në pjesën shumicë të saj është me Sali Berishën. Me një proces të rregullt, normalisht vula do t'i takonte ta merrte Sali Berisha dhe Partia Demokratike është e Sali Berishës", tha Dudushi.