Kastriot Piroli për 'Çim Peka Live': Në Kurbin do të mbështesim vetëm kandidatin që del nga primaret

Kastriot Piroli, një prej deputetëve që nuk i është afruar grupit të PD-së të Sali Berishës, menjëherë pas refuzimit të marrëveshjes nga ana e Gazment Bardhit ka deklaruar se do të mbështesë vetëm një kandidat, atë që do të dalë nga primaret e PD.  

Një fakt të tillë ai e konfirmoi edhe në një lidhje telefonike për Çim Peka LiveSyri Tv. 

Piroli tha se demokratët e Kurbinit do të mbështesin vetëm një kandidat, atë që do të dalë nga primaret. 

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Reagimi juaj se do të mbështesni kandidatin që del nga primaret është korrekt apo jo? 
Kastriot Piroli:
 Ne jemi që të mbështesim demokratët e Kurbinit. Demokratët të bashkohen dhe të marrin bashkinë sepse për faj të politikës që nga viti 2011 janë pa bashki dhe pa punë. Kështu që, unë si deputet ndjej detyrimin që të jem pranë demokratëve të Kurbinit. Për faj të politikës u la bashkia në dorë të të pafeut Rama.

Çim Peka: Ju do të mbështesni kandidatin që demokratët do të votojnë në primare?
Kastriot Piroli:
Ne do mbështesim kandidatët e primareve, kandidatët e të gjithë demokratëve dhe duhet të dalim me një kandidat.

Çim Peka: Po nëse Alibeaj del me kandidat tjetër?
Kastriot Piroli
: Demokratët e Kurbinit janë të vendosur të mbështesin një kandidat.

Çim Peka: Të dalë nga primaret?
Kastriot Piroli: 
Primaret do të zhvillohen në Kurbin, por demokratët e Kurbinit janë të vendosur të mbështesin një kandidat.